
Gashi – Lladrovcit: Kryetar mos linço individ dhe mos dikto mediume
Komuna si institucion nuk ka asnjë të drejtë as ligjore e as morale për t’u përzier në shprehjen e mendimeve përsonale të qytetarëve dhe as t’i diktojë mediumet lokale se çfarë të publikojnë e çka jo. Kryetari dhe Komuna si institucione në vend se të sjellin siguri dhe përkrahje qytetarëve dhe mediumeve lokale ata si njerëz me mendësi të ulët zgjedhin linçimin dhe kryqëzimin e tyre.
Veprim i ulët dhe i turpshëm i Komunës së Drenasit që une si qytetar i Drenasit dhe anëtar i subjektit politik FJALA e kundërshtojë fuqishëm dhe shprehi përkrahjen time të plotë për individët e përmendur në komunikatën e Komunës së Drenasit.