Gëzim Kelmendi: Dënim për Valon Sylën dhe për sulmuesit e Valon Sylës!
Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi kërkon që të dënohen edhe Valon Syla edhe sulmuesit e Valonit.
Ky është reagimi i Kryetarit Kelmendi:
Dënim për Valon Sylën dhe për sulmuesit e Valon Sylës!
Me të kuptuar se sonte ishte sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti Valon Syla, unë nuk hezitova aspak dhe menjëherë e dënova dhunën dhe kërkova që autorët të dënohen.
Por, sapo lexova postimin e Valonit ku ai ishte tallur me Pejgamberin tonë të dashur Muhamedin a.s.s dhe Pejgamberin tjetër tonë të dashur Isën a.s.s.
Bile tallja tij kishte shkuar edhe më larg dhe më keq, ZOTIT i kishe përshkruar grua- Marien dhe për djalë- Isën a.s.s.
Kështu që unë kërkoj që të dyja palët ta marrin dënimin e merituar në bazë të ligjeve dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
1.Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes ndër fetare.
2. Autorët e sulmit fizik mbi Valon Sylën ta marrin dënimin e merituar.
Shoqëria jonë kultivon një kulturë dhe bashkëjetesë të mirëfilltë ndërfetare shumëshekullore dhe këtë duhet ta ruajmë edhe në ardhmen.
Gëzim Kelmendi
