Hoti: Drejtuar ministrit Faton Peci
Pasi që po jetoni në kohën e tenderëve duhet patur kujdes nga tundimi i parasë publike sepse të jesh ministër i qytetarëve nuk të bënë të fortë keqpërdorimi i parasë publike as ty as vëllaun e Fitore Pacolli-t, sidomos kur rrëzon gratë e Krushë e Madhe sepse ato nuk janë vetëm gra por janë HEROINAT e lirisë dhe pavarësise së republikës së Kosovës.
Gjatë fushatës për të zotëruar tenderët e katërvjeçarit të ardhshëm ka qenë në vizitë në Krushë edhe i pari i qeverisë suaj dhe ka dhënë fjalë gogja shumë në mënyrën e tij të vetme duke sharë e poshtëruar qeveritë e kaluara.
Tani nuk besoj se do të ketë kohë të merret me ministrat e tij, pasi që i duhet të bëjë fushatë elektorale “copy-past” nga ajo e kaluara sepse pa ekzistencën e opozitës nuk di si të bëjë fushatë.
Kush po vuan përveç popullit askush tjetër.
Ing.Isuf Hoti