E enjte, Prill 25Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Islami: Zgjedhjet e parakohshme kanë filluar të bëhen trend në Kosovë

0-02-05-06568ba5de7776a0237eb28ac3fb69a3b5a8a863b5d2c9f1c3f83b9154df0aa7_52125cce
Islami: Zgjedhjet e parakohshme kanë filluar të bëhen trend në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme kanë filluar të bëhen trend në Kosovë, asnjëra parti politike nuk është e qëndrueshme sepse nuk kanë mjaftueshëm elektorat për të fituar shumicën e vendeve në kuvend, andaj si të domosdoshme për qeverisje e kanë edhe koalicionin me partitë tjera.
Se sa kanë parime të përafërta më nuk ka rëndësi pasiqë për të qeverisur vendin duhet të bëhet mazhorancë. Në një farë mënyre bëhet edhe shkelja e votës!
Këtë e themi sepse votuesi voton një parti për shkak të parimeve që ka reflektuar në premtimet dhe punën e saj, pra nuk voton partinë tjetër që nuk ndanë me të mendimin e njëjtë, dhe momentin që arrihet koalicion i padëshiruar që ka vetëm synimin e arritjes në qeveri gjegjësisht në postet që i synojnë, vota e votuesit të asaj partie nëpërkëmbet.

Lulzim Islami
Anëtarë i kryesisë së Partisë FJALA