E shtunë, Dhjetor 20FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Jakupi- Bytyçi: “Do të jem një zë i fuqishëm në parlament duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithëve” | Intervistë për portalin Ozoni

Bytyçi - Qeverisës apo i qeverisur
Jakupi- Bytyçi: “Do të jem një zë i fuqishëm në parlament duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithëve” | Intervistë për portalin Ozoni

Prishtinë, 27.05.2017

Zejnebe Jakupi- Bytyçi, nga Shtimja, studente në nivelin master, drejtimi shkenca islame, kandidate për deputete nga subjekti i partisë FJALA. Shembull i saj që shamia ja ka mbuluar vetëm flokun, e jo trurin, mendjen. Femër mendjemprehtë, e kthjellët, e denjtë për të merituar votën e popullit, shkruan gazeta ozoni.

Portali Gazeta Ozoni, realizoi një intervstë me znj. Zejnebe Jakupi- Bytyçi, ku ajo deklaroi për cytjen që e ka shtyrë të merret me jetën poltike, synimet e saj si lidere e ardhshme, gjithashtu dha opinionin për qeverisjen aktuale, arsyen pse është inkuadruar në partin FJALA, rrëfeu për liderin e saj të pëlqyer në vend dhe në botë, dhe shumë gjëra të tjera interesante.

“Jam Zejnepe Jakupi-Bytyçi nga Shtimja, studimet bachelor I kam kryer në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë. Tani jam në përfundim të studimeve postdiplomike në “Teologji Islame në kontekstin Europian”, pra shkencat Islame në Prishtinë.
-Në kohën dhe rrethanat që po jetojmë, është bërë e domosdoshme futja në politikë për arsyse se 18 vite me radhë pas luftës së fundit në Kosovë asnjë lider dhe asnjë parti politike nuk na përfaqësoi denjësisht. Vota jonë si qytetarë të Kosovës shkoi në drejtim të panjohur, dhe u bë shkak dhe ndëshkim për ne si qytetarë në përgjithësi e si myslimanë në veçanti. Andaj vendimi im për t’i hyrë kësaj rruge kaq të vështirë, nuk ishte vendim i lehtë duke pasur parasysh sfidat dhe problemet në të cilat hasim çdo ditë e më shumë, mirëpo dikush duhet të sakrifikohet në mënyrë që ky popull të shohë të paktën një dritë shprese në fund të tunelit. Pra, unë dua të sakrifikoj mundin dhe kapacitetin tim me aq sa kam mundësi për këtë popull, dua të jem shkëndijë shprese për ata që kanë humbur shpresën në përgjithësi, e për femrën myslimane në veçanti.

Për mua politika është mundim praktik i një individi apo i një grupi shoqëror, që për qëllim kanë ngritjen e popullit dhe vlerave njerëzore, grup ky i cili bashkohet në një subjekt me interesa të përbashkëta për të quar në vend amanetin a qytetarit, pra VOTËN.
-Sipas meje Islami nuk ka ndonjë urdhëresë që e ndalon marrjen me politikë. Madje Islami është fe e cila shtyn njeriun në formimin e shtetit dhe urdhëron në mbajtjen e rendit dhe qetësisë në vendin ku jetojmë, sepse nëse ne nuk merremi me të do të merret ajo me ne duke na ngritur kur ajo ka interes dhe duke na shtypur kur asaj nuk i duhemi. Siç thotë edhe ish kryeministri turk Nexhmedin Erbakan: “Nëse myslimanëve nuk iu intereson politika, atëherë në krye të shtetit do të vijnë politikanë që nuk do të interesohen për myslimanët.” Pra, Islami nuk ka ndonjë pengesë në lidhje më këtë çështje, përndryshe po të kishtë një ndalesë të tillë, unë nuk do t’i futesha një rruge për të cilën më ndalon feja ime.
-Partia FJALA zaten është njëra ndër arsyet më të fuqishme pse unë i hyra kësaj rruge. Zgjodha këtë parti për arsye të shumta, e që unë do t’i përmend vetëm disa:
1 Është i shumërespektuari dr. Gëzim Kelmendi, i cili që prej hyrjes së tij në politikë, e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë, ka qenë parimor dhe ka qenë pothuajse zëri i vetëm i denjë i qytetarëve në përgjithësi dhe i myslimanëve në veçanti.

2 Ndër pikat kryesore të planprogramit të FJALËS është familja si themel i shoqërisë sonë si dhe gruaja si shtyllë e kësaj shoqërie. Pikë kjo e cila në subjektet tjera është lënë krejt anash për të mos thënë e harruar krejtësisht

3 Planprogrami i Partisë FJALA ndër të tjera ka një pikë ku thotë, se gruaja qoftë në sektorin publik apo edhe në atë privat duhet të punojë vetëm 5 orë në ditë por që do të paguhet njësoj si të kishte punuar me orarin e plotë.
Pra e ka vlerësuar gruan aq shumë sa që për ta vënë në praktikë këtë pikë kaq të rëndësishme për gruan kosovare mendova se edhe unë mund të bëjë diçka në këtë drejtim.

4 Ka qenë zëri i vetëm politik që ka dalë në mbrojtje të simotrave të mia me mbulesë kur janë përjashtuar nga shkolla, vetëm se ato mbanin një mbulesë që është obligim dhe urdhër nga ana e Krijuesit.
Pra kur të tjerët bënin projekte dhe thurnin ligje për të na ndaluar shkollimin tonë, ky ishte ai që na doli në mbrojtje.

5 Tjetra shumë me rëndësi është se kur të tjerët bënin pazare dhe vendosnin kushte se kush çka do të fitojë apo cili post do të iu takoi, ky veçse kishte vendosur t’i hynte garës i vetëm.
Ata që merrën me interes publikë, në këtë rast me politikë, konsiderohen si njerëz që duan të sakrifikojnë vetën e tyre për një interes të përbashkët, për një interes më madhor, dhe synimet e tyre të bashkuar t’i qojnë përpara. Ky është edhe synimi im personal, që me mundin dhe sakrificën time së bashku me njerëzit e FJALËS, amanetin e qytetarit të Kosovës ta qojmë në vend. Publikisht dhe me përgjegjësi të plotë e them se nëse nuk i përmbahem parimeve që FJALA ka në planprogram, jam e gatshme të tërhiqem. Dua të jem e drejtë dhe dua që përkrahësi im të mos pendohet për mbështetejn e tij ndaj meje.
-Qëllimi ynë i përbashkët si subjekt është arritja e kënaqësisë së qytetarëve të Kosovës në përgjithësi duke i realizuar kërkesat e tyre, ndërsa unë përveç këtyre qëllimeve madhore që ka FJALA, si qëllim imi kryesor mbetet mbrojtja e femrave të mbuluara. Do të mundohem të punoj në drejtim të asaj që femra me mbulesë të ketë të drejtën e shkollimit sepse asnjë ligj në botë nuk mund të ia ndaloj femrës me mbulesë të drejtën e shkollimit, sepse nuk ka rëndësi se çfarë mban ajo mbi kokë, por çfarë ka në të. Mjaft jemi shkelur e shtypur nga ata liderë e ato subjekte që vetë ne ua kemi dhënë votën. Me ndihmën dhe përkrahjen e tyre do të arrijmë që femra me mbulesë të ketë të drejtën dhe lirinë e punësimit publik si dhe të drejtën në vendimarrje.

Femra e mbuluar nuk ka diçka më pak ose më shumë se ajo pa mbulesë. Praktikimi i një feje ka qenë dhe mbetet çdo herë e drejtë personale e çdo individi, andaj nuk duhet të ndikojë mbulesa ime mbi kokë në lirinë e shkollimit apo punësimit, siç nuk është problem kryqi i një të kishtereje në qafën e saj. Shumëllojshmëria e feve në tokë, është ligj i Krijuesit, kështu që nuk duhet të na pengoj as mbulesa e një myslimaneje as mbulesa e një të krishtereje
-Qeveria nuk është se nuk ka punuar fare, mirëpo interesi për pushtet dhe karrige ka bërë që ne si popull të gjendemi në këtë pozitë çfarë jemi sot. Ajo po të kishte punuar si duhet për popull dhe shtet e jo për intersa personale, do të ishte tani aty ku duhej e jo e rrëzuar dhe të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.
-Lideri im i parapëlqyer në vend edhe pse deri tani ka qenë vetëm si deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës, e që shumë shpresoj që në të ardhmen e afërt ta shoh edhe si kyeministër pse jo edhe president, për mua mbetet i nderuari dr. Gëzim Kelmendi, vetëm për faktin se është largpamës si dhe interesi i popullit për të është më i rëndësishëm se ai personal, ndërsa prej liderëve botërorë, lideri im i pelqyer dhe lider shembull mbetet i madhi Recep Tayip Erdogan.
-Edhe pse nuk është prej natyrës së një myslimani të flasë për aftësitë dhe të arriturat e tij, por meqë të tjerët nuk na vlerësuan, prap na mbetet vetë neve të flasim për veten.

Unë mendoj se qytetari duhet të më përkrahë mua si kandidate ne parlamentin e Republikës së Kosovës, për arsye se do të jem një zë i fuqishëm në parlament duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjithëve. Arsimimi, punësimi si dhe femra dhe familja si themel i kësaj shoqërie do të jenë ndër pikat kryesore që do të punoj dhe të angazhohem pa ndalë sepse këto pika janë ndër më të rëndësishmet për popullin tonë, thënë shkurt janë baza dhe themeli i një shoqërie demokratike dhe të një shoqërie të pastër me vlera kombëtare e fetare.

Ne duhet të mbështetemi sepse jo vetëm unë, por të gjithë kandidatët e partisë FJALA garuan mes vete në bazë të gradave akademike dhe arritjeve tjera, e jo në bazë të emrave të “famshëm”, të njohur apo edhe të kryetarëve të komunave siç bënë koalicionet dhe partitë tjera vetëm për të marrë vota, pra tentojnë që ta mashtrojnë qytetarin akoma pa hyrë në zgjedhje!
Sepse kandidatët e saj për deputetë në Parlamentin e Kosovës janë kandidatë të dinjitetshëm, të sinqertë në fjalët e tyre, të gatshëm të punojnë për vendin dhe qytetarin, të palëkundur në qëllimet madhore për Kosovën, të vendosur që proceset t’i çojnë përpara!
Sepse kandidatët e Partisë FJALA janë me të kaluar tërësisht të pastër!
– Ajo çka ne do të bëjmë ndryshe është besimi dhe drejtësia në raport me qytetarin e Kosovës.
-Për fund i apeloj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë syhapur dhe largpamës për atë se kënd e përkrahin dhe kënd e ngritin në pozitë, sepse përgjegjësia mbetet pastaj mbi ta për pakënaqësitë që do t’i përjetojnë, siç i përejtuam deri më tani. Kësaj gjendje më së shumti i përshtatet një thënie e gjuhëtarit Bedri Bytyçi njëherit dhe bashkëshorti im i cili thotë: “Uji padyshim do ta gjejë rrjedhën e tij, por ti kujdes se ku ke vendosur për të pirë ujë.”
Falendëroj portalin Gazeta Ozoni për këtë intervistë. Punë të palodhshme ju deshiroj”. adelina.r

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.