
Ju kujtojmë me krenari Isa Boletini dhe Haxhi Zeka
Prishtinë, 23.01.2017
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka kujtuar Isa Boletinin dhe Haxhi Zekën. Deputeti i pavarur i Kuvendit, Kelmedi e ka çmuar lartë kontributin e tyre për të mbrojtur atdheun nga forcat serbo-malazeze.
Komunikata e plotë e Kelmenndit:
Ju kujtojmë me krenari Isa Boletini dhe Haxhi Zeka
Me 23 Janar 1916 në Podgoricë u vra nga forcat malazeze Komandanti Suprem Isa Boletini sëbashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Seidin.
Me 23 Janar 1899 filloj punimet Kuvendi i Pejës i udhëhequr nga patrioti dhe intelektuali i madh Haxhi Zeka. Ky Kuvend u emërtua “Lidhja e Pejës Besa-Besë”.
Rruga dhe sakrifica e juaj për ta mbrojtur atdheun nga forcat serbo – malazeze ishte dhe do të mbetet frymëzim i yni për të punuar për popullin dhe vendin tonë.
Këtë sakrificë të juajën, më së miri e kuptuan ata djem dhe vajza të UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin.
Ju duam, lutemi për ju dhe rruga juaj është frymëzim i yni.
Gëzim Kelmendi