E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi i përgjigjet Fatmir Limajt: Papunësia është rezultat i keq-qeverisjes nga sistemi i çoroditur politik, zotëri Limaj!

Sali Kabashi
Kabashi i përgjigjet Fatmir Limajt: Papunësia është rezultat i keq-qeverisjes nga sistemi i çoroditur politik, zotëri Limaj!

Shkruan: Magjistri i Historisë Sali Kabashi

Përgjigje për z. Fatmir Limaj!

Papunësia është rezultat i keq-qeverisjes nga sistemi i çoroditur politik, zotëri Limaj!
Sot kemi shumë punëtorë, por edhe më shumë të papunë, sot kemi politikanë që vet i krijojnë problemet, pastaj kritikojnë ashpër ata që bien në problemet që ata i krijuan.
zotëri Limaj, ju po thoni se “në Kosovë ka vende pune por të rinjtë tanë nuk duan të punojnë”!
Së pari ju bashkë me ish-shefat e tu, krijuat joshje dhe bindje për të rinjtë tanë, që të kryejn fakultete dhe të krijojnë karrierë akademike, që në të ardhmen të kenë një jetë më të mjrë! E gjithë kjo, zotëri Limaj, ishte për shkak të zbutjes së papunësisë, sepse premtonit 200.000 vende pune, ndërsa në anën tjetër hapnit universitete në çdo qytet.
Sot kemi me qindra e mijëra të rinj që dalin nga shkollat profesionale me diploma, për asnjërin prej tyre nuk ka vend pune në ato firmat e tua që po i përmend, se kinse s’paska djem e vajza me zanat!
Ju, zotëri Limaj, paske përmendur kompanitë dhe firmat private, se kinse po pritkan me punësu punëtorë! Tregomëni, i nderuar, çfarë ligji keni miratuar në Kuvend për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat? Ose, sa përfillet ligji për të drejtat e punëtorëve në Kosovë nga firmat private? Asgjë s’keni bërë dhe asgjë nuk përfillet! Parja e qon ujin përpjetë, thotë populli.
Sot firmat private sillen me punëtorët si me skllav, nuk i japin rrogën me rregull, nuk iu japin pushim, vetëm një ditë në javë e kanë pushim bilës shpesh edhe atë i detyrojnë të punoj, oraret e punës i kanë prej 06:00 të mëngjesit, deri sa të thotë shefi! Ndërsa sa i përket sigurisë në punë, janë të sigurtë vetëm sa janë duke ngrënë bukë, sepse janë në ndonjë qebaptore, ndërsa po i ndodhi diçka punëtorit në vendin e punës, askush nuk jep përgjegjësi për te. Andaj, zotëri Ministër, ne të rinjtë e Kosovës, më shumë e duam jetën, sesa paranë, për dallim nga politikanët.
Nuk paskemi rini punëtore, thotë Limaj! Hajdeee!
Zotëri Limaj, ata 300.000 vetë që dolën përmes Hungarisë në shtetet evropiane, skenat e të cilëve na ngjanin me eksodin e 1999-es, a mendon se ata nuk ishin punëtorë që shkuan në Gjermani për të punuar!? Po këta 50.000 veta që konkurruan për punësim në Gjermani? Dembelë të duken këta!? Po për një vend pune në Kosovë, në sektorin publik, kur aplikojnë 500 të rinj të diplomuar, të duken dembelë, zotëri Ministër!? Po kamerierët me diploma të Juridikut, Ekonomikut, Filozofisë, Mjekësisë, etj., besa edhe me mastera të përfunduar, që vijnë ta sjellin kafen, ty që i quan dembelë ata që shkrin mend 4-5 vite për një diplomë, idiotë të duken ata o i uruar!?
Je shumë gabim zotëri Limaj, je gabim, ne, nuk duam gjë tjetër, vetëm drejtësi dhe respekt në punë! Punëtori e donë hakun, zotëri Ministër, e atë hak po ia jep Gjermania, Austria, Zvicra, etj., atë hak, të rinjtë tanë nuk po e gjejnë në Kosovë!
Ne jemi dëshmitarë se si jetohet në Kosovë dhe si arrihet deri tek një vend i punës, andaj, zotëri Limaj, mos bëni se vetëm ju po frymoni në Kosovë, sepse edhe ne po jetojmë dhe po shohim se çka po ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.