E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi: Kur të vij FJALA në pushtet, me Kosovën do të qeverisë populli

Sali Kabashi
Kabashi: Kur të vij FJALA në pushtet, me Kosovën do të qeverisë populli

Prishtinë, 16.01.2017

Kur të vij FJALA në pushtet, me Kosovën do të qeverisë populli.
Nuk do të ketë mega-pagesa për Kryeministrin, ministrat dhe zëvëndësit të tyre.
Deputetët nuk do të kenë privilegje, nuk do të kenë meditje marramendëse.
Kur të vijë FJALA në pushtet, jetimët do të kenë ndihmë sociale, deri në moshën madhore kur edhe do të punësohen automatikisht.
Të varfërit do të jenë me ndihmë sociale deri në një zgjidhje afatgjate për ta.
Kur të vijë FJALA në pushtet, do të ketë barazi, por mbi të gjitha drejtësi gjinore.
Femra do e ketë vendin e merituar, siç do të duhej t’a kishte.
Punëtori do ta marrë pagën, e cila nuk do ta lejoi të mendoj për ikje nga vendi.
Kur do të vijë FJALA në pushtet, vendos populli, e populli nuk mund të vendosë për ndryshime, pa e ndryshuar mendësinë tradicionale, të mendoj për të mirën e përgjithshme, jo personale.
Andaj, të mendojmë për të ardhmen.
#FJALA është e duhura.

Sali Kabashi
Magjistër i Historisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.