e diakutimet, ishte fakti se secili nga kandidatët, ishin të gatshëm që të terhiqeshin nga kandidatura, nëse është dikush më i kualifikuar apo që e meritonte më shumë të jetë pjesë e listës! Kjo është një gjë që tregon se, kandidatët në listën e kësaj Partie, nuk janë lakmitarë të uritur për ulëset e Kuvendit, por janë në sherbim të së mirës për vendin!
Nga ana tjetër, partitë tjera, kishin një luftë të pakompromis, për përpilimin e listave të kandidatëve për deputet duke mbajtë mbledhje maratonike, ku edhe dorëzimin e listave e bënë në ora 23:59! Kjo do të duhej të ishte një pasqyrë reale për qytetarin, që ta dalloi grabitçarin nga i ndershmi!
#11Qershor
#FJALA
Sali Kabashi – Magjistër i Historisë