
Kelmendi: 100 ditët dhe 10 (pa) – drejtësitë e qeverisë Kurti!
1. Qytetarët nuk kanë të drejtë me marrë pjesë në varrimin e të afërmve të tyre, ndërsa kanë të drejtë me marrë pjesë në pregaditjet për protestë sikur ajo e djeshmja me rreth 400 pjesëmarrës.
2. Shqiptarët e paguajnë rrymën edhe për veti edhe për serbët në veri (10 milion euro qeveria Kurti i ndanë për rrymën e serbëve në veri).
3. Qytetarët që kthehen nga diaspora karantinohen 14 ditë në konviktet e studentëve, ndërsa deputetët e Listës Serbe, zv.ministri Trajkoviq, deputeti Pacolli dhe përsonat e lidhur me VV-në nuk i nënshtrohen kësaj karantine në konvikte.
4. Ka kaluar gati 1 muaj nga djegia e Xhamisë në Drenas, kryeministri Kurti as nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar këtë krim.
5. Në opinionin ndërkombëtar e ka bërë Serbinë shpëtimtare të Kosovës me 1000 testet për COVID-19.
6. Ka “kapur” shtetin duke emëruar njerëz të VV-së nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.
7. Në vend të luftës ndaj islamofobisë, i shpërblen islamofobët me pozita të larta shtetërore si zv.ministra.
8. Kryeministri Kurti akuzon SHBA-të për rrëzimin e qeverisë, ndërsa menjëherë përgënjeshtrohet nga ministri i tij i jashtëm Konjufca.
9. E liron nga detyra por nuk e dënon gjuhën e Shkelzen Gashit i cili akuzon ushtarët e UÇK-së për krime lufte.
Por përkundrazi e çmon kontributin dhe përsonalitetin e Gashit.
10. 2 ministri ia ka dhënë Listës Serbe, ndërsa kjo nuk e ka votuar fare qeverinë Kurti.
Gëzim Kelmendi