E hënë, Nëntor 3Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Ambasadori Qëndrim Gashi në Francë nuk meriton vetëm të shkarkohet!

122026505_3214771198646080_7299309300458975080_n
Kelmendi: Ambasadori Qëndrim Gashi në Francë nuk meriton vetëm të shkarkohet!

Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.
Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.

Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.
Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.