
Kelmendi: As me Thaçin as me Kurtin!
Me rastin e pandemisë COVID-19, i tërë njerëzimi në mbarë botën ka filluar ta zbatoi Hadithin Madhështor të Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu we Selam duke u izoluar nëpër shtëpitë e tyre.
Ky është Hadithi Madhështor i Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu we Selam:
“ÇDO NJERI, QË KUR TË PËRHAPET MORTAJA QËNDRON NË SHTËPINË E TIJ, DUKE BËRË DURIM DHE DUKE SHPRESUAR SHPËRBLIMIN DHE DUKE E DITUR SE NUK E GODET ASGJË POS ASAJ QË KA SHKRUAR ZOTI, E KA SHPËRBLIMIN E SHEHIDIT( DËSHMORIT).
Hadith Sahih, e transmeton Buhariu dhe imam Ahmedi.
Kështu që pas përplasjeve të ditëve të fundit mes partnerëve të koalicionit VV dhe LDK dhe së fundi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Thaçi lidhur me zbatimin apo mos zbatimin e kufizimit të lirisë së lëvizjes, unë si besimtar musliman dhe qytetar i këtij vendi do të mundohem të kontriboj në këtë situatë të rëndë si pasojë e pandemisë COVID-19 duke qëndruar në shtëpinë time.
Unë nuk jam as me Thaçin dhe as me Kurtin, unë jam me njeriun me të mirë që ka ecur mbi këtë sipërfaqe të tokës, jam me Pejgamberin Muhamedin Alejhiselatu we Selam.
Pejgamberi Muhamedi Alejhiselatu we Selam na tregoi se si të sillemi edhe në kohë pandemie, edhe në kohë të fitneve( përplasjeve).
Ai na tregoi se edhe në kohë pandemie edhe në kohë të fitneve, duhet të qëndrojmë të mbyllur në shtëpitë tona.
Për fund, e lus ZOTIN që të më mbroj mua, familjen time, popullin tim dhe tërë njerëzimin nga kjo pandemi dhe t’i shëroj gjithë të sëmuarit kudo në botë.
ZOTI e udhëzoftë edhe presidentin Thaçi edhe kryeministrin Kurti.
ZOTI e ruajt popullin dhe shtetin e Kosovës nga fitnet (përplasjet).
Gëzim Kelmendi