
Kelmendi: Çka duhet të mësoi SHBA-ja nga reagimi i Vlora Çitakut ndaj Grenellit?
E kam thënë në Kuvendin e Kosovës, po e them edhe këtu në FB, pjesa dërrmuese e politikanëve të Kosovës, SHBA-të i konsiderojnë vetëm si burim të interesit përmes së cilave synojnë pushtetin.
Këta politikan nuk i dojnë SHBA-të ashtu si shiten, por i dëgjojnë SHBA-të se iu frikësohen dhe synojnë ta fitojnë pushtetin në Kosovë përmes mashtrimit tyre të famshëm me fraza dhe poezi lavdëruese për SHBA-të.
Këtë qëndrim timin e vërteton reagimi i djeshëm i ish-ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut. Ajo pa hezitim dhe pa arsye fare i reagoi ish-të dërguarit special të SHBA-ve Richard Grenell, i cili kishte uruar serbët me rastin e “Vidovdanit”, betejë këtë që serbët e kishin humbur me 1389 nga Perandoria Osmane.
Përndryshe, sa ishte në pozitë udhëheqëse Grenell dhe kur presidenti Trump ishte në pushtet, Vlora Çitaku dhe shumë politikan nga Kosova i thurrnin poezi Grenellit, e lavdëronin dhe garonin për të bërë foto me Grenellin.
Ndërsa sot kur Richard Grenell nuk është në pushtet, Vlora Çitaku dhe të tjerët e sulmojnë paturpësisht atë vetëm e vetëm pse ai e kishte thënë një të vërtetë të madhe, se princ Lazari dhe heronjtë serb ishin vra në fushëbetejë nga Perandoria Osmane.
Nga ky reagim i Vlora Çitakut dhe të tjerëve, SHBA-ja duhet ta kuptoi se: SHBA-ja është e mirë derisa është e fortë dhe ka pushtet, përndryshe nëse ndonjëherë SHBA-ja e humbë pushtetin në botë, të parët që kanë me ia kthy shpinën SHBA-ve, kanë me qenë këta politikan të Kosovës që prioritet jetësor e kanë pushtetin në Kosovë, këta politikan që kanë shtypur të drejtat besimtarëve musliman në Kosovë dhe që mashtrimin e kanë strategji kryesore.
SHBA-të duhet kuptojnë një gjë se aleatët më të mirë dhe më besnik në Kosovë në veçanti dhe në botë në përgjithësi, i kanë muslimanët.
Muslimanët në kuptim të plotë të fjalës, nuk vjedhin, nuk i shtypin të tjerët, nuk tradhëtojnë, nuk e shesin mikun për pushtet,
nuk e kanë prioritet pushtetin dhe nuk ia kthejnë shpinën aleatëve.
Gëzim Kelmendi