
Kelmendi: Çka janë për PDK-në 320 milion euro?
Me kërkesë të PDK-së sot është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës për ta votuar pakon prej 320 milion euro për situatën e shkaktuar nga COVID-19.
Por, PDK-ja është dashur t’i kursei edhe deputetët, edhe mediat edhe të tjerët që mos të rrezikohen nga COVID-19.
Zyrtarët e PDK-së së bashku kanë ma shumë se 320 milion euro.
Kështu ka deklaruar nje zyrtar i tyre kur tha secili nga ne i kemi nga 2 milion euro.
Kështu që tani e kanë mundësinë me tregu ” zemërgjerësin” e tyre duke dhënë nga buxheti i tyre 300, 400 apo 500 milion euro.
Ndërsa ato ndihmat që i shpërndanë ditë më parë në Drenicë me mbishkrimin “PDK” pak janë korritë.
Se nuk ” keqpërdoret” situata aktuale duke shpërnda ndihma me mbishkrime partiake.
Gëzim Kelmendi
