E diel, Nëntor 2Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Dashuria, martesa dhe aferat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së!

GK (1)
Kelmendi: Dashuria, martesa dhe aferat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së!

PDK-ja po vazhdon me kritiku qeverinë Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe bisedimet në Bruksel.

Por këto kritika nuk janë të sinqerta.
Pse?
PDK-ja dhe LDK-ja kanë një lidhje të vjetër “martesore”.
Nga dashuria e tyre kanë “lindur” shumë pasardhës nëpër borde të ndryshme, konsulata, ndërmarrje publike, ministri, universitete dhe shumë institucione të ndryshme.
Dashuria mes PDK-së dhe LDK-së është shumë e fortë.
Edhe pse LDK-ja për pak kohë e “tradhëtoi” PDK-në duke filluar një “aferë të re”me VV-në, por një fjali popullore thotë ” dashuria e parë nuk harrohet.
LDK-ja iu kthye Thaçit dhe PDK-së duke marrë kryeministrin për veti.

Sa i përket AAK-së, kjo në kohë të fundit ka bërë ndryshime drastike sa i përket martesave dhe dashurisë.
AAK- ja përmes ministrit të saj Selim Selimit, i ka dhënë përparësi martesave burrë me burrë dhe gru me grua.
Shpresoj që AAK-ja ta ndryshoi edhe qasjen ndaj korrupsionit ashtu si e ka ndryshuar qasjen ndaj martesave!

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.