
Kelmendi: Do jemi në garë për zgjedhje vet ose me koalicion I Intervista për Gazeta Etika
Partia Fjala e cila udhëheqet nga ish deputeti Gëzim Kelmendi pritet të garojë sërish në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt në Kosovë.
Kelmendi si lider i kësaj partie në një bisedë të shkurtër tha se si kryesi kanë vendosur të garojnë në këto zgjedhje.
“Po si kryesi kemi vendosur se do të garojmë në këto zgjedhje”.
Jemi duke i bërë përgatitjet që të garojmë vetë, pasi afati i fundit për kandidatë dhe subjekte politike që do marrin pjesë në zgjedhje do të jetë ditë e premtë me 16 janar 2021.
Por kemi diskutuar edhe mundësinë e koalicionit.
Kujtojmë se “Fjala” e Kelmendit është e vetmja parti që kandidon në dy palë zgjedhje pa asnjë koalicion dhe merr vota nga qytetarët e Kosovës, duke regjistruar deri në mbi 8 mijë vota.