
Kelmendi: Eh more Shpend me ngjyra të ylb*erit, me kungja, e me qen endacak!
I nderuar kryetar i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sa sharjet, ofendimet dhe mallkimet i kemi marrë unë, Avni Çakmaku ( kandidat nga Partia FJALA për kryetar të Prishtinës) dhe Partia FJALA në përgjithësi.
Këto sharje dhe ofendime na vinin nga ish- shokët tuaj nga VV-ja.
Disa nga këta shokët tuaj sot janë deputet në Kuvendin e Kosovës në grupin e VV-së.
Ata na shanin vetëm pse ne FJALA në zgjedhjet e vitit 2017 garonim me Avni Çakmakun për kryetar të Prishtinës.
Për ish-shokët tuaj të Vetëvendosjes ishte e papranueshme që Partia FJALA në krye me Avni Çakmakun me ta zënë vendin në krye të komunës së Prishtinës.
Por sot i nderuar kryetar Ahmeti, nuk po ti numëroj dështimet e shumta në Prishtinë dhe mos realizimin e shumë premtimeve.
Por po t’i kujtoj disa çështje shumë me rëndësi, qentë endacak, kungjat nëpër rrugë, zebrat me ngjyra të ylb*erit dhe krenarinë tënde për mbështetjen e dukurive që shkatërrojnë familjet dhe shoqërinë tonë.
Prishtina prinë me viktima nga kafshimet nga qentë endacak, je i vetmi kryetar komune që kënaqesh dhe krenohesh me parada të “krenarisë” dhe që e ke bë Prishtinën me shumë ngjyra e me kungja.
Me 2017 ne FJALA nuk kemi mundur ti ndalim sharjet dhe ofendimet e ish- shokëve tuaj të VV-së, por sot “puna” juaj si kryetar tregon a kanë pasur të drejtë ata që na kanë sha e ofendu.
Gëzim Kelmendi