E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi i reagon Kurtit: 11 milon euro është padrejtësi, krim, zullum dhe vjedhje!

GK - Kuvendi 6
Kelmendi i reagon Kurtit: 11 milon euro është padrejtësi, krim, zullum dhe vjedhje!

11 milion euro për ta paguar rrymën e serbëve në veri nuk është vetëm padrejtësi por është edhe krim, zullum edhe vjedhje e parave të shqiptarëve.
Koalicioni VV dhe Lista Serbe sot votuan që të paguhet rryma e serbëve në veri.

Kryeministri i këtij koalicioni Albin Kurti, për herë të dytë zbaton padrejtësinë e madhe ndaj shqiptarëve, për herë të dytë i shtypë shqiptarët duke iu marrë paratë për ta paguar rrymën në veri.

E falënderoj ZOTIN që ma ka mundësuar që shumë kohë më parë ta kuptoj se cila është ideologjia e VV-së në krye me Albin Kurtin.
Shpresoj që edhe të tjerët ta kuptojnë sa ma shpejtë, ngase çdo vonesë do ta fundosë edhe ma shumë Kosovën.

Gëzim Kelmendi