![]()
Kelmendi: Ish-presidenti Nishani dallohej nga të tjerët andej e këndej kufirit
Vdekja e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit ishte një lajm i hidhur sot.
Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani përveç vlerave intelektuale,morale dhe njerëzore, kishte shumë virtyte tjera që e bënë të dallohej nga shumë liderë shqiptarë andej e këndej kufirit.
Ai krenohej me besimin e tij, falej në xhami dhe kishte vizituar vendet e shenjta Islame në Mekë dhe Medine.
ZOTI e mëshiroftë dhe me Xhennet e nderoftë ish-presidentin Bujar Nishanin.
Ngushëllime të gjithë shqiptarëve në trojet tona dhe në diasporë.
Gëzim Kelmendi