E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi kërkon seancë të jashtëzakonshme për lirimin e Drejtorit të Policisë

Gëzim Kelmendi
Kelmendi kërkon seancë të jashtëzakonshme për lirimin e Drejtorit të Policisë dhe ish-pjestarit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Nehat Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës të thrret një seancë të jashtëzakonshme për lirimin e drejtorit të policisë Nehat Thaçi.

Sjellim reagimin e Kelmendit:

Seancë të jashtëzakonshme parlamentare për lirimin e Nehat Thaçit

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli,

Kërkoj nga ju që nesër paradite të ftoni mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe të caktoni pasdite në ora 17:00 seancë të jashtëzakonshme parlamentare për lirimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës Nehat Thaçit, i cili padrejtësisht është arrestuar nga Policia e Sërbisë dy ditë më parë.
Seanca e nesërme parlamentare, do të dëshmon seriozitetin, angazhimin dhe përkushtimin tonë si deputet të Kuvendit të Kosovës. Njëherit do të bëhet tregues i qartë për Qeverinë tonë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit tonë, është i gatshëm çdo ditë (përfshi edhe të dielën) të punoj për qytetarët e Kosovës, të mbroj dhe të i përfaqësoj denjësisht ata.
Ne nuk mund të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, nëse vet nuk angazhohemi dhe përkushtohemi për qytetarët tanë dhe vendin tonë.

E kërkoj këtë seancë, në këtë ditë (e dielë) përshkak rëndësisë dhe urgjencës që ka.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi,
Deputet i Kuvendit të Kosovës,
Kryetar i Partisë FJALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.