
Kelmendi kritikon liderët shtetëror që nuk ofruan pritje të lartë shtetërore për ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Clinton
Kryetari i FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi, ka kritikuar liderët shtetëror të Kosovës që nuk ofruan pritje të lartë shtetërore për ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Clinton. Ai këtë reagim e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social FB:
Ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka merituar pritjen më të lartë shtetërore
Sot ka rritur në Kosovë miku i madh i shtetit të Kosovës, ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.
Për ta pritur atë në aeroportin e Prishtinës kanë dalur Zv.kryeministri Pacolli dhe ish-Presidentja Jahjaga.
Por ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka merituar një pritje më të lartë shtetërore.
Atë është dashur ta presin në aeroportin e Prishtinës Presidenti Thaçi, apo Kryeparlamentari Veseli apo Kryeministri Haradinaj, e pse jo edhe të gjithë së bashku, ngase ai vërtetë e meriton.
E jo ta presin vetëm në zyret e tyre.
Mos të harrojmë se ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte udhëheqësi kryesor botëror që dha urdhër për fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve ushtarake të regjimit të atëhershëm të Serbisë.
Këto sulme ajrore të NATO-s së bashku me trimat e UÇK-së i sollën Kosovës lirinë dhe më pas edhe pavarësinë.
Nderimet më të larta dhe falënderimet më të sinqerta për ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Clinton.
Gëzim Kelmendi
