
Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni?
Kryeministri Hoti ka deklaruar se do ta shfuqizon reciprocitetin.
Por çfarë reciprociteti do ta shfuqizon?
Asnjë kryeministër deri me tani nuk i ka vendos reciprocitet Serbisë?
Ky që ishte para Hotit, ia bëri qejfin vetit, mashtroi pak dhe shkoi, ndërsa tani Hoti flet për reciprocitet.
I vetmi reciprocitet i pjesërishëm ishte taksa 100%.
Edhe atë e largoi qeveria Kurti dhe e “pushtoi” Kosovën me produkte të Serbisë ( rreth 30 milion euro prej 1 prillit kanë hyrë në Kosovë).
Tani nuk ka fare reciprocitet.
Tani ka nështrim total ndaj Serbisë.
Nëse dëshironi me ditë çka është reciprociteti, shikoni si i trajton Kosova serbët dhe si i trajton Serbia shqiptarët.
Serbët në Kosovë jetojnë si princa, e shqiptarët në Serbi janë të shtypur dhe diskriminuar.
Gëzim Kelmendi