E shtunë, Nëntor 1Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Kryeministër Kurti, hap rrugë, mos blloko, lehtëso dhe mos vështirëso!

auto_auto_Albin_Kurti_GeYzim-Kelmendi-5015786848741585920610
Kelmendi: Kryeministër Kurti, hap rrugë, mos blloko, lehtëso dhe mos vështirëso!

Kryeministër Kurti, nëse nuk i ke 80 vota për president, hape rrugën për kandidat konsensual dhe shpëtoje Kosovën nga zgjedhjet.

Kryeministër Kurti e ke mundësinë e artë me nderuar familjen Jashari.

Propozoje si kandidat për president Prof.dr.Murat Jasharin.

Kur i dëshiron 3 pozitat: presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin atëherë do të thotë se nuk ke nevojë për votat e opozitës.
Ndonjë parti nga pozita mund të të votoi në 2 raste:
1. Nëse asaj partie opozitare i ofron hise në qeverisje ose
2. ajo parti nuk ka lider, nuk ka parime dhe i frikësohet zgjedhjeve.

Në rastin tonë, nëse vendi shkon përsëri në zgjedhje, përgjegjësia kryesore bie juve si fitues.
Qytetarët ta ka dhënë fitoren me udhëheqë me vendin, jo me dërgu vendin në zgjedhje pas zgjedhjeve.

Gëzim Kelmendi