E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Kryeministri Kurti nëse e don UÇK-në, duhet ta largoi këshilltarin e tij!

UCK
Kelmendi: Kryeministri Kurti nëse e don UÇK-në, duhet ta largoi këshilltarin e tij!

Kryeministri Kurti nëse beson në luftën e pastër të UÇK-së duhet menjëherë ta largoi nga kabineti i tij Shkelzen Gashin i cili në vazhdimësi fyen luftën e pastër të UÇK-së.
Është e tmerrshme se si një këshilltar i kryeministrit Kurti merr rrogë nga taksat e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër e fyen ushtrinë çlirimtare që ia solli lirinë këtyre qyterarëve.

UÇK-ja për neve ka qenë, është dhe do të mbetet ushtria çlirimtare e cila së bashku me NATO-n e çliruan Kosovën nga regjimi i Serbisë, regjim ky që shkaktoi një gjenocid dhe terrorizëm mbi popullin e Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.