
Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje
Të paktën kështu është shprehur për Arbresh.info, Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.
Kelmendi vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme mund të ia rrezikojnë pozitën Presidentit Thaçi, ndërsa nuk përjashton mundësin që Thaçi ti kthehet kandidaturës për Kryeministër.
Ai thotë se pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e re.
“Kjo situatë pas dorëheqjes së Haradinajt nuk është e mirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri funksionale që punon për interesin e shtetit dhe të popullit”.
Ndërsa veprimin e Haradinajt e she si veprim taktik duke e shfrytëzuar ftesën për intervistë nga Gjykata Speciale.
“Veprimi i Haradinajt ka qenë veprim taktik, ngase ai ka qenë i informuar se në vjeshtë do të rrëzohej nga Kuvendi, kështu që ai e ka shfrytëzuar ftesën për intervistë nga Gjykata Speciale”.
Kelmendi thotë se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje.
“Kuvendi duhet sa më shpejtë të shpërbëhet dhe vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje. Kosovën e presin shumë sfida dhe qytetarët janë të izoluar dhe të pa perspektivë”.
Gjithashtu ai tregon arsyen se përse përfaqësues të partive politike nuk po e shpërbëjnë Kuvendin.
Sipas tij këto parti po presin që mërgimtarët të shkojnë në perëndim dhe militantët e tyre të votojnë.
“Një ndër arsyet pse nuk po e shpërbëjnë Kuvendin është fakti se ndodhemi në muajt e pushimeve verore ku diaspora ndodhet në vendin tonë dhe partive politike në përgjithësi dhe atyre pushtetit në veçanti nuk iu konvenon votimi nga mërgimtarët tanë. Kështu që këto parti politike po presin që mërgimtarët të shkojnë në perëndim dhe militantët e tyre të i votojnë këto parti”.
Po ashtu Kelmendi nuk përjashton mundësin që Thaçi ti kthehet kandidaturës për Kryeministër.
“Në parim partnerët ndërkombëtar zakonisht nuk përzihen në pazaret politike mes partnerëve të koalicionit. Dorëheqja e kryeministrit është për pazare politike dhe për këtë arsye SHBA-ja dhe BE-ja nuk po reagojnë. Presidenti Thaçi është duke matur dhe duke analizuar terrenin politik. Nuk përjashtohet mundësia që ai të i kthehet kandidaturës për kryeministër pasi që rezultati i zgjedhje të ardhshme mund ta rrezikoj pozitën e tij të presidentit”, ka thënë Kelmendi.
Ndryshe, ftesa e kryeministrit Ramush Haradinaj nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit si ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare (UÇK) dhe dorëheqja e tij nga posti i të parit të qeverisë, ka bërë që vendi të përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme.