E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Mjaftë u keqpërdor buxheti i Kosovës

00002 (1)
Kelmendi: Mjaftë u keqpërdor buxheti i Kosovës

Mjaftë u keqpërdor buxheti i Kosovës
Nuk është korrekte në një vend, ku kemi një shkallë të lartë rreth 40% të varfërisë e papunësisë, me një 17% varfëri mjaft të lartë, që presidenti, kryeministri e zyrtarë të lartë tjerë, kryeparlamentari dhe dhe të gjithë të tjerët, pas përfundimit të mandatit të tyre, të marrin pagë të përjetshme. Nuk e kemi atë komoditet që atyre t’u sigurojmë pagë të përjetshme, asistentë të përjetshëm, zyrë të përjetshme dhe veturë zyrtare.

Ju e dini, se qeveritë e ndryshme, apo më mirë me thënë, ministritë e ndryshme nga paslufta, qe 20 vjet kanë tejkaluar çdo normë etike dhe morale, sa i përket shpenzimit të mjeteve buxhetore. Ka shpenzime ekstreme në dreka, darka, udhëtime jashtë vendit, bileta aeroplani, karburante e vetura luksoze.

Është paradoksale, se si është e mundur pothuajse në çdo mandat ministrat kanë blerë vetura të reja, andaj unë mendoj që ka ardhur koha që njëherë e mirë të ndalohen këto keqpërdorime të buxhetit të Kosovës, që vetëm në këtë formë mund të kontribuohet në rritjen e buxhetit të Kosovës dhe të mos vijmë në një situatë, kur të themi se nuk kemi buxhet të mjaftueshëm.

Do të thotë, ne përveçse nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, kemi edhe keqmenaxhim të tepruar të buxhetit të Kosovës.
E them dhe mendoj që zëvendësministrat nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës, për faktin se aktualisht Kosova nuk gëzon një pozitë të mirë ekonomike, as një GDP të mirefilltë në raport me vendet e rajonit.

Prandaj, zëvendësministrat as kurrfarë detyre nuk kanë, kurrfarë roli nuk çojnë, prandaj veç i shkaktojnë shpenzime buxhetit.
MJAFTË u keqpërdor buxheti i Kosovës.

Voto FJALA nr.138.
Voto Rinor Kelmendi nr.20