
Kelmendi: Para se me i pranu 1000 teste për COVID-19 nga Serbia, kryeministri Kurti është dashtë me i kërku 1000 trupat e të zhdukurve shqiptarë që nuk po na i kthen Serbia!
Mbrëmë kryeministri Kurti në RTV Dukagjin, fakteve me video që dëshmonin mashtrimet e tij, iu përgjigjte me thënie filozofike të konsumuara.
Në vend se me dalë serioz në emision para qytetarëve, del duke qeshë dhe duke bërë hajgare.
Duke u krenuar me numrin e madh të shikueshmërisë, disa po mundohen me mbulu paraqitjen e dobët të kryeministrit para qytetarëve në emision.
Në fund tha i porosis qytetarët që mos shani dhe mos ofendoni.
Paradoks!
Kush i ka inspiru disa militant të VV-së me sha, fy, linçu, shpifë dhe ofendu?
Inspirimi për sharje ka ardhur nga vet kreu i VV-së.
Kreu i VV-së nuk kanë lënë kategori të shoqërisë pa fy e ofendu, tash i thotë simpatizantëve të vet “mos shani më”.
Gëzim Kelmendi
