E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Pse delegacioni Hoti nuk ka ndonjë çlirimtar me vete në Washington?

102868118_2835094716613732_417399362591784379_o
Kelmendi: Pse delegacioni Hoti nuk ka ndonjë çlirimtar me vete në Washington?

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka komentuar takimin që pritet të ndodhë mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë më 4 shtator në Uashington D.C. të SHBA’së.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka anashkaluar tërësisht UÇK’në.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Pse delegacioni Hoti nuk ka ndonjë çlirimtar me vete në Washington?

Me 4 shtator në Washington takohen dy delegacionet, Kosova dhe Serbia.

Në krye të delegacionit të Serbisë qëndron presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Vuçiqi ishte mbështetësi kryesor i luftës terroriste të Millosheviqit, Vuçiqi i kishte thënë “për 1 serb të vrarë do ti vrasim 100 muslimanë”.

Ndërsa në delegacionin e Kosovës nuk duket se është ndonje figurë çlirimtare që ka meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pse po anashkalohet familja Jashari, Pajaziti, Ramadani dhe shumë familje të tjera meritore për lirinë dhe pavarësinë e vendit?

Kryeministër Hoti respektoje UÇK-në.

UÇK-ja është ushtria më meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.