E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Qeveria e Kosovës, para vaksinave “anti COVID-19″, duhet me marrë vaksina ” anti Dyfytyrësi”!

Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Qeveria e Kosovës, para vaksinave “anti COVID-19″, duhet me marrë vaksina ” anti Dyfytyrësi”!

Dyfytyrësia e partive parlamentare nuk po ndalet.
Këto parti parlamentare vet e votuan ligjin anti Covid-19, këto vet e shkelën këtë ligj duke mbajtur tubime parazgjedhore dhe kështu këto mbajnë përgjegjësinë kryesore për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Ashtu si e rrezikuan dhe e dëmtuan shëndetin publik, ashtu edhe disa e kanë dëmtuar edhe përspektivën e Kosovës dhe pritet që edhe të tjerët ta dëmtojnë këtë përspektivë.

Kjo është dyfytyrësia e këtyre partive parlamentare.

Ne FJALA jemi të sinqertë, ne humbëm në këto zgjedhje, por ne nuk e humbëm fytyrën, nuk u korritëm, nuk mashtruam, nuk rrezikuam shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Sinqeriteti gjithmonë në fund e ka mposhtur dyfytyrësinë!
Gëzim Kelmendi