E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Ramush Haradinaj e ka mundësinë ta tregon vetën se dallon nga PDK-ja dhe VV-ja!

03
Kelmendi: Ramush Haradinaj e ka mundësinë ta tregon vetën se dallon nga PDK-ja dhe VV-ja!

Sot në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Përsona të Pagjetur dhe Peticione ka qenë i ftuar ministri i arsimit Ramë Lika ku kanë diskutuar për diskriminimin e vajzave me mbulesë.
Diskriminimi i vajzave me mbulesë filloi në vitin 2010 nga ish- ministri i arsimit Enver Hoxhaj.
Ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj në vitin 2010 nxori një Udhëzim Administrativ që ndalonte shkollimin e vajzave me mbulesë.

Enver Hoxhaj tani udhëheqë PDK-në në vend të Kadri Veselit.
Enver Hoxhaj jo vetëm që vuri themelet e një prej padrejtësive më të mëdha në Kosovën e pas luftës, por ai mbrojti fuqishëm diskriminimin e vajzave dhe largimin e tyre nga procesi mësimor obligativ.
PDK-ja për gati 10 vite pushtet e mbrojti fuqishëm vendimin e kryetarit aktual të saj Enver Hoxhajt për ti larguar vajzat me mbulesë nga shkolla.

Ndërsa ish-kryeministri Albin Kurti që erdhi në pushtet duke premtuar largimin e ndalesës për vajzat me mbulesë, doli që kishte mashtruar.

Gjatë kohës së shkurtër sa ishte kryeministër, Albin Kurti ndryshoi dhjetëra Udhëzime Administrative, por asnjëherë nuk morri guxim ta ndryshoj Udhëzimin Administrativ që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë.
Kjo tregon politikëbërjen e tij të pasinqertë dhe mashtruese.

Tani në këtë mandat ministër i arsimit është Ramë Lika.
Ramë Lika vjen nga AAK-ja.
Ramush Haradinaj tani e ka mundësinë e “artë” që ta largoi këtë padrejtësi të vjetër 10 vjeçare.
Ramush Haradinaj duhet të kërkoi nga ministri i tij që udhëheq me arsimin Ramë Lika, që ta ndryshoi këtë Udhëzim Administrativ që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë.

Të gjithë e dijmë që ky Udhëzim Administrativ është në kundërshtim të plotë me Ligjin për arsimin parauniversitar dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Jam thellë i bindur që nëse kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e largon këtë padrejtësi 10 vjeçare, ai do të tregon qartë se dallon nga PDK-ja dhe VV-ja, të cilat këto dy parti jo vetëm që patën mundësi ta largojnë dhe nuk e bënë, por edhe mashtruan nëpër fushata parazgjedhore duke përfshi kandidate me mbulesë në listat e tyre zgjedhore.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.