Vetëvendosja paska bërë një sondazh.
Në atë sondazh përveç partive shqiptare janë përfshirë edhe Lista Serbe dhe disa parti të komuniteteve jo shumicë.
A thua pse Partia FJALA nuk ka qenë pjesë e sondazhit?
Nuk është hera e parë që FJALA nuk është pjesë e sondazheve të Vetëvendosjes.
Kjo nuk tingëllon mirë, por megjithatë ka një arsye që neve të FJALËS na bën të ndihemi mirë.
Mospërfshirja e FJALËS në sondazhet e VV-së, tregon se VV-ja nuk dëshiron ta faktorizoj Partinë FJALA.
Ndoshta i frikësohet FJALËS ?
Ndoshta i synon votat e FJALËS ?
Nëse ne FJALA do ta bënim një sondazh, kurrë nuk do ta kishim favorizu Listën Serbe dhe me anashkalu Vetëvendosjen.
Por ja se Vetëvendosja në vazhdimësi po e bën një gjë të tillë.
Megjithatë VV-së i themi se edhe pa sondazhet e saja, ne ecim përpara.
Ne nuk dorëzohemi.
Shihemi në betejën e rradhës, në zgjedhjet parlamentare.
Gëzim Kelmendi
