
Kelmendi: Sulmi ndaj gazetarit Syla, i papranueshëm për shoqërinë tonë!
Vite të tëra pas luftës në Kosovë kanë ndodhur fyerje ndaj besimtarëve musliman në Kosovë, është fyer edhe Feja Islame. Së fundi është fyer edhe shëmbëlltyra jonë, përsonaliteti më i dashur i jonë, Pejgamberi Muhamedi alejhiselatu ue selam.
Pejgamberi Muhamedi a.s.s është fyer nga ambasadori jonë në Francë, që paguhet “majmë” me paratë tona.
Por kurrë, asnjëri nga besimtarët musliman në vendin tonë nuk ka sulmuar dikënd fizikisht përshkak të fyerjeve në drejtim të Fesë tonë apo Pejgamberit tonë a.s.s.
Pse?
Ngase Feja Islame na mëson që pavarësisht peshës së fyerjeve dhe ofendimeve, sulmet fizike janë të papranueshme në shoqërinë tonë.
ZOTI në KUR’AN na porositë që kur të tjerët na ofendojnë, ne duhet tu përgjigjemi me fjalën “Selam” (Paqe).
Pse i ceka këto fakte nga KUR’ANI?
Sepse shoqëria jonë në përgjithësi e rinia në veçanti duhet ta mësojnë Fenë, duhet që në procesin mësimor të përfshihet edukata fetare.
Sulmi i sotëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla është sulm i papranueshëm për shoqërinë tonë.Unë nuk pajtohem fare me mendimin dhe gjuhën e gazetarit Syla drejtuar bashkëatdhetarëve tanë.
Bashkëatdhetarët tanë janë pjesë e jona, ata janë pjesë e Kosovës, prandaj çdo fyerje ndaj tyre, është fyerje ndaj Kosovës.Bashkëatdhetarët tanë e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë popullin dhe shtetin e Kosovës.
Por sulmet fizike si përgjigje ndaj fyerjeve, janë të papranueshme për vendin dhe shoqërinë tonë.
Gëzim Kelmendi