E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Turp, marre, po luani me jetën e qytetarëve!

Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Turp, marre, po luani me jetën e qytetarëve!

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar kandidatët për kryeministër dhe atë për deputete, për mos respektimin e masave anti-Covid gjatë fushatave elektorale.

Tutje, reagimi i plotë i Kelmendit:

Turp, marre, po luani me jetën e qytetarëve!
Turp për ish-kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Hoti, turp për ud.presidenten Osmani!
Deri dje i keni dënuar qytetarët për mosrespektim të masave anti COVID-19, ndërsa sot i ftoni në tubime duke i nxitur ti shkelin vet masat.
Nëse Albin Kurti thotë se do të fitojë, pse atëherë rrezikon qytetarët?
Nëse Avdullah Hoti thotë se ka punuar mirë si kryeministër, pse atëherë rrezikon qytetarët?
Enver Hoxhaj, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nëse nuk i kanë dënuar qytetarët, nuk do të thotë që tani të luajnë me jetërat e tyre.
Kjo tregon se për këta ma të rëndësishme janë një grusht vota se vet jeta e qytetarëve.
Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.