
Kelmendi: VV-ja dhe PDK-ja duhet ta votojnë ligjin për “Rimëkëmbjen ekonomike”!
VV-ja dhe PDK-ja edhe pse janë opozitë duhet ta votojnë ligjin për Rimëkëmbjen ekonomike”.
Inatet politike duhet ti lënë anash.
Populli i izoluar me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa në seanca prej 120 deputetëve sa janë, vetëm 30-40 prej tyre marrin pjesë.
E paga deputetit është 8 herë ma e madhe se paga mesatare në Kosovë.
Kjo nuk është as etike as njerëzore.
Përndryshe edhe në të kaluarën ka pasur raste kur partitë opozitare kanë votuar ligjet e qeverisë.
Me 2014 VV-ja kishte votuar ligjin kundër “Ezanit”, ligj ky i sponzoruar nga qeveria e PDK-së.
Pra nëse VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, edhe tani VV-ja le ta voton ligjin e qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike”.
Gëzim Kelmendi