E hënë, Korrik 27Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënime deri në 45 vite ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së!

631790966_1459358645558799_5396268907081192596_n

 

 

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënime deri në 45 vite ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së!

Kjo kërkesë e Prokurorisë në Hagë për dënime deri në 45 vite ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është e padrejtë dhe e papranueshme për një popull që luftoi për mbijetesë dhe liri.

Lufta e UÇK-së nuk ishte agresion, por rezistencë legjitime ndaj shtypjes dhe dhunës sistematike.

Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejtë në favor të luftëtarëve sepse ky nuk është sulm e luftë vetëm ndaj një grupi individësh por ndaj tërë popullit dhe shtetit tonë.

Para së të kërkohet denimi i tyre, duhet kuptuar se ata mbrojtën vendin, drejtësia duhet të njohë sakrificën e tyre dhe kontekstin historik të luftës. Prandaj, ky vendim duhet të hidhet poshtë dhe të paraburgosurit e UÇK-së duhet të lirohen, sepse liria e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun dhe qëndresën e tyre.

Partia FJALA
Prishtinë, 09.02.2026