
Komiteti për “Mbrojtje dhe Shpetim”
NJOFTIM
Në kuadër të Komiteti për “Mbrojtje dhe Shpetim” në cilësin e kryesuesit të këtij komiteti sot vizitova zyrën komunale për emergjenca në komunen tonë me qëllim që të verifikohet gjendja pas reshjeve të ndodhura dje me 21.05.2018
Nga zyrtari komunal për emergjenca zt/Sokol Hoxha, u informova se tri ekipe kanë dalur në teren për tu njoftuar me dëmet që kanë sjellur vërshimet në komunën tonë. Ndër të tjera ai më njofoj se pas marrjes së gjendjes nga tereni komuna bën një vlerësim të dëmit të shkaktuar dhe do të kërkoj ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës,për kompenzim të dëmit që ju ka shkatuar banorëve të komunës tonë.
Për informata të tjera do t’ju lajmërojmë me kohë.
Me respekt:
Kryesuesi i Komitetit për “Mbrojtje dhe Shpetim”.
Berat DAJAKU
Asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajit nga FJALA.