E mërkurë, Korrik 24Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Krasniqi: Arkivat apo “Jo negociata, Vetëvendosje”?

Musa Krasniqi
Krasniqi: Arkivat apo “Jo negociata, Vetëvendosje”?

Shkruan: Musa Krasniqi – Magjistër në komunikim ndërkombëtar

Për cilat arkiva po flasin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes gjuhës së shefit të tij kryeministrit Albin Kurti dhe shokët e tyre të bisedimeve Aleksandër Vuçiq dhe bishtat e tij serbë e evropianë?
Janë disa çështje me rëndësi të përmenden në lidhje me muhabetet e kota që po zhvillohen në mes të këtyre aktorëve të lartëpërmendur.

Së pari duhet t`ia kujtojmë kryeministrit tonë se në shekullin XXI, një politikani nuk i takon të thotë: “Jo negociata”, sepse në kohën e civilizimit njerëzit duhet të negociojnë për gjithçka e jo të luftojnë, të djegin e të tërhiqen zvarrë për gjithçka por duhet të përdorin mendjen e gjuhën për zgjidhje të problemeve.

Nëse dikur zvarriteshin, digjnin e shanin “Jo negociata”, pse tani “Po negociata”?

Po, duhet të negociohet, por kjo të bëhet në nivele dhe metoda tjera (në këmbim të llogaridhënies), sepse ka për çka të negociohet me shtetin serb e ato janë pasuritë e humbura të këtij populli, janë tokat e plaçkitura që 150 vjet e këtej, vrasjet e djegiet e njerëzve për së gjalli, zhdukja e kufomave të të vrarëve, vrasja e të rinjve në shërbimin ushtarak jugosllav, burgosja e maltretimet, dhe krejt në fund nëse do të arriheshin të gjitha këto rezultate atëherë të flasim për këtë të fundit.
Unë nuk prirem të besoj që ky grup qeveritar në mënyrë indirekte është duke i shërbyer ndonjë projekti të shtetit serb.

Diplomacia ka shumë gjuhë por ka vetëm një ide, e ajo është që të bëhet gjithçka e ndershme e në fund të merret ajo që të takon.

Fitorja është e drejtë e garantuar e të shtypurit, nëse i shtypuri ngul këmbë në nënçmim, atëherë shtypja bëhet e drejtë!

Musa Krasniqi
Anëtarë I Kryesisë së Partisë FJALA