E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Krasniqi: Përkundër rezultatit ne asnjëherë nuk kemi fajësuar qytetarët, jemi të hapur për ata që na duan dhe ata që nuk na duan

Marigona
Krasniqi: Përkundër rezultatit ne asnjëherë nuk kemi fajësuar qytetarët, jemi të hapur për ata që na duan dhe ata që nuk na duan

Prishtinë, 27.06.2017

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, unë si anëtare e Partisë FJALA, duke lexuar lajme e dezinformata të ndryshme në lidhje me Partinë FJALA e ndjejë obligim ndaj jush, në veçanti ndaj atyre që më votuan (Elhamdulilah në çdo qytet kam pasur votues) të bëj këtë shkrim për të ju sqaruar disa gjëra.

Fillimisht Partia FJALA ndonëse në përbërje të vet ka pasur mbi 90% besimtarë, ne asnjëherë nuk kemi synuar të marrim vota vetëm nga namazlitë dhe të lëmë anash pjesën tjetër të popullit.

Partia FJALA ka pasur parime dhe përderisa në koalicion me ndonjë parti tjetër nuk na ishin ruajtur ato parime, ne kemi vendosur t’i hyjmë vet garës.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë me shumë kujdes dhe arsyeja pse në partinë FJALA nuk ka pasur fytyra publike politike, ka qenë se ata nuk e kanë dëshmuar vetën për vite të tëra në skenën politike.
Fushata qe ne e kemi zhvilluar ka qenë modeste, pa shpenzime marramendëse,pa e munduar qytetarin, por gjithmonë duke qenë pranë qytetarit.

Pajtohem që nuk jemi votuar siq e kemi merituar, por kjo asesi nuk e hedh poshtë faktin që votat tona janë vjedhur dhe janë keqperdorur.

Unë personalisht kam marrur mesazhe dhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me shumë qytetarë ku i kanë shfaqur pakënaqësitë e veta.
Por, përkundër rezultatit të zgjedhjeve FJALA asnjëherë nuk ka fajsuar qytetarët, madje ka ngritur zërin për të ruajtur vlerën e qytetarit, duke ruajtur votën e tyre.

Janë pikërisht islamfobët ata të cilët po mundohen t’i përqajnë muslimanët duke u thënë që FJALA fajëson muslimanët për rezultatin e zgjedhjeve.

Partia FJALA nuk ka pasur synim vetëm karrigën, këtë më së miri e ka dëshmuar kryetari i partisë Gëzim Kelmendi i cili e ka humbur karrigën e deputetit vetëm për të mirën e qytetarit.

Intervista e Kryetarit Dr.Gëzim Kelmendit për portalin Express tregon qartë që ne jemi të hapur ndaj atyre që na duan dhe atyre që nuk na duan dhe përderisa jemi faqebardhë ne s’kemi arsye për të ikur nga asnjë medium.
FJALA ka vizione të qarta, FJALA do të vazhdoj të punoj, FJALA nuk ka hequr dorë nga populli.

Marigona Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.