
Krasniqi: “Shkarkimi i Prorektorës Teuta Pustina-Krasniqi është i padrejtë”
Prishtinë, 30.03.2018
Shkruan: Marigona Krasniqi
Shkrimtarja e re dhe premtuese, Marigona Krasniqi, e cila para ca kohësh publikoj edhe Librin e saj “Trëndafili kërkon shi”, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar për kërkesën që Prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi të shkarkohet nga posti, pasiqë kjo e fundit një pjesë të fajit për ngacmimet në UP, iu le edhe veshjeve provokative nga studentet.
Krasniqi ndër të tjera thotë: “Gjatë këtyre viteve sa jam studente, për asnjë moment nuk jam turpëruar nga asnjë profesor apo assistent”. Përndryshe Marigona Krasniqi është edhe studente e Fakultetit të Mjeksisë, Fakultet ku edhe e mbanë postin dhe ligjeron Prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi.
Ja edhe shkrimi i plotë i saj:
Ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të ketë profesor të pa edukuar që ngacmojnë seksualisht studentët, kjo nuk do të thotë që studentët janë gjithmonë viktimë.
Gjatë këtyre viteve sa jam studente, për asnjë moment nuk jam turpëruar nga asnjë profesor apo assistent, përkundrazi shpesh herë jam ndjerë e turpëruar para tyre për veprimet e disa studenteve që në prezencën time dhe të tjerëve i kanë provokuar profesorët çoftë me veshje apo fjalë.
Andaj pajtohem me prorektoren e cila veshjen provokative të studenteve e ka cilësuar si njërën prej arsyeve që ka dërguar në ngacmimet seksuale dhe shkarkimi i saj është i padrejtë sipas meje.