
Kryetari Dr.Gëzim Kelmendi uron kryeministrin Albin Kurti!
Urime i nderuari kryeministër Albin Kurti !
I nderuari kryeministër Albin Kurti, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu uroj juve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjithë qytetarët që iu votuan.
Besoj fuqishëm që sot është dita më e lumtur në jetën tuaj.
Sot është festë për juve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe gjithë ata qytetarë që iu votuan.
Unë kam shumë mospajtime dhe kritika për qëndrimet e juaja dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por sot nuk është dita që unë të kritikoj.
Sot është dita që unë të iu uroj.
Kritikat dhe mospajtimet e mia do t’i adresoj posa të filloni punën e juaj si kryeministër dhe konform gabimeve tuaja eventuale edhe unë edhe partia FJALA do të reagojmë.
Sot iu uroj për detyrën dhe përgjegjësinë e re që keni marrë.
Për juve nuk kam vetëm urim, por kam edhe lutje të sinqerta:
ZOTI i Madhëruar të dhuroftë udhëzim të mirëfilltë në rrugën e e Tij të drejtë.
ZOTI i Madhëruar ta ndriçoftë zemrën tënde me besim të pastër.
ZOTI i Madhëruar ta mundësoftë ta kuptosh dhe besosh ekzistencën e Tij dhe Fuqinë e Tij absolute.
ZOTI të bëftë udhëheqës të drejtë dhe besnik ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Uroj që të punoni mbarë, drejtë dhe mirë. Bëni që puna e juaj të i zvogëloj dhe të i pamundësoj kritikat e mia dhe të rivalëve tjerë politik.
I nderuar kryeministër Albin Kurti, në zgjedhjet e 6 tetorit unë humba ti fitove.
Humbja ime nuk do të jet asnjëherë arsye që unë të kritikoj.
Humbja ime është motiv për të punuar edhe më shumë për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Prandaj, urime, shëndet dhe suksese.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA