Kryetari Gëzim Kelmendi – Intervistë në Rrokum TV, po Thaçi ishte në shtëpin time
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës ishte mysafir në Rrokum Tv me temat aktuale që po karakterizojnë politikën Kosovare.
I pyetur nga gazetari Fidan Jupolli se pse nuk e ndryshoi fjalën dhe të votoj kandidatin për President, Kelmendi u përgjigj se “Kam mund shumë lehtë me ndryshu fjalën, por i kam qëndru besnik votuesve”.
I pyetur se a ka qenë Thaçi në shtëpin e tij, “Po, ka qenë [Thaçi] bashkë me figurat ma me ndikim në Pejë e në Kosovë. Por na si shqiptarë e kemi parim me nderu mikun kur na vjen në konak”, u përgjigj Kelmendi në pyetjen e moderatorit Jupolli se a është e vërtetë qe Thaçi ka qenë në shtepinë e tij.
Kelmendi po ashtu shtoi se Thaçi i ka ofru poste ministrore, madje poste edhe në diplomacinë kosovare.
“Na e dimë qe kushti për me qenë një parti politike e suksesshme është drejtësia”, vleresoi Kelmendi gjatë bisedës.
“Zgjedhja e Thaçit [President] nuk ka me lehtësu barrierën mes dy blloqeve politike pozitë-opozitë”, tha ai.
Ndër të tjera Kelmendi tha se partia e tij është kundër dy marrëveshjeve, asaj për Asociacionin e Komunave Sërbe dhe tjetrës për Demarkacionin me Malin e Zi, por ai theksoi se ata janë edhe kundër dhunës qe po përdoret.
“Janë shume arsye që vendi mundet me shku në zgjedhje, Gjykata Speciale, ndikimi i partisë ma të madhe PDK, dhe mundesia qe Thaçi mundet me çu në zgjedhje vendin për me u ba shpëtimtari i kësaj situate”, përmendi si arsy Kelmendi.
Ai vlerësoi se nëse shkohet në zgjedhje, shumica e partive kanë me bo koalicione, ndërsa për partinë e tij ai tha se është duke planifiku me shku vet në zgjedhje, edhe pse nuk e mohoi qe është duke bërë bisedime për koalicion.
Linku i intërvistës për Rrokum Roll në Rrokum TV.
http://www.rrokum.tv/lajme/kelmendi-po-thaci-ishte-ne-shtepine-time-me-ofruen-pozita-ministrore-e-diplomatike-por-parimet-jane-parime/
Video nga emisioni në Rrokum Roll në Rrokum TV.
