Kryetari i Partisë FJALA bën thirrje për ndryshime rrënjësore politike përmes votës në kutitë e votimit
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Është hera e 3-të brenda një viti që vendin po e dërgojnë në zgjedhje parlamentare.
Të dashur qytetarë ju e dini mirë se kush është përgjegjës për këtë maskaradë, për këtë lojë të ndytë dhe për këtë pa përgjegjësi morale dhe politike.
Të dashur qytetarë mos ia ofroni më këtë mundësi këtyre që po luajnë me të ardhmen tuaj, me të ardhmen e fëmijëve tuaj, me të ardhmën e shtetit tonë të dashur, Kosovës.
Të dashur qytetarë, ne partia FJALA asnjëherë dhe në asnjë formë nuk kemi qenë pjesë e pazareve parazgjedhore të kaluara me këtë strukturë politike, ngase e kemi ditur shumë mirë që kjo strukturë politike nuk ka menduar dhe nuk po mendon për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, por po mendon për të mirën e tyre përsonale.
Të dashur qytetarë, tani e keni mundësinë që me të vërtetë me votën tuaj të bëni ndryshime rrënjësore në vendin tonë.
T’ i ndëshkoni këta që për të 3-tën herë rradhazi po e dërgojnë vendin tonë në zgjedhje.
Partia FJALA ka qenë dhe do të jet edhe në këto zgjedhje një mundësi për ju për ndryshime në vendin tonë.
Gëzim Kelmendi
