Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi e mbështetë publikisht Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për zgjedhjet që do të mbahen me 14 Maj 2023 në Turqi.
E meritoni fitoren i nderuari President i umetit
Recep Tayyip Erdoğan!
I nderuari President i umetit Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet që do të mbahen me 14 Maj, ju e meritoni fitoren.
Gjatë 21 viteve sa keni qenë në pushtet ju keni arritur që Turqinë ta bëni superfuqi ekonomike dhe ushtarake.
Ju nuk keni qenë vetëm Kryeministër dhe President i Turqisë, por keni qenë Kryeministër dhe President i umetit musliman, i turqve, i shqiptarëve, i arabëve, i boshnjakëve dhe të tjerëve.
Ju i keni dhënë paqe dhe stabilitet mbarë botës.
Me fitoren tuaj nuk fiton vetëm Turqia, por fiton edhe Kosova dhe Shqipëria, edhe Bosnja dhe Maqedonia dhe shumë vende të tjera.
Ju jeni ndër liderët e parë botërorë që e keni njohur pavarësinë e Kosovës.
Ju keni lobuar që shumë shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni shumë për Kosovën.
Ju me 2013 në mes të shadërvanit në Prizrenin e bukur, keni thënë:
“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”
Kjo ishte një porosi shumë domethënëse.
Kjo ishte një porosi e qartë për ata që kanë mendje dhe dijnë të mendojnë.
I nderuari President Erdoğan, i lutem ZOTIT të Madhëruar që me 14 Maj të ju dhuroi fitoren.
Fitorja juaj është fitore për gjithë ne.
Gëzimi juaj është gëzim për ne.
Suksese.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi