E hënë, Shkurt 23Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët për votën dhe mbështetjen e tyre

4
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët për votën dhe mbështetjen e tyre
Të dashur qytetarë,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju falënderojmë për votën tuaj, mbështetjen dhe fushatën e sinqertë.
Një falënderim të veçant kemi për vëllezërit tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe diaspora.
Rruga jonë nuk do të ndalet.
Me lejen e ZOTIT ne do të vazhdojmë të vendosur në këtë rrugë, ta mbrojmë interesin e përgjithshëm dhe jo interesin përsonal.
Urojmë dhe përgëzojmë të gjithë qytetarët për zgjedhjet dhe rezultatin e arritur.
Njëherit urojmë që vullneti i qytetarëve të Kosovës të kurorëzohet me formimin e institucioneve të reja legjislative dhe ekzekutive.
ZOTI e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi