Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët për votën, mbështetjen dhe angazhimin e tyre
Të dashur qytetarë,
Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju falënderojmë për votën tuaj, për mbështetjen dhe angazhimin tuaj.
Ne edhe pse nuk kemi arritur që në këto zgjedhje ta kalojmë pragun zgjedhor, ne jemi fitues moral i këtyre zgjedhjeve.
Pse?
Që nga viti 2017 kur kemi garuar për herë të parë dhe kur i kemi fituar rreth 8 mijë vota, kanë dalur të sakta dhe të qëlluara 100 % kritikat dhe qëndrimet tona përballë politikës së Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin.
Për këto qëndrime tona politike, jemi fyer, sharë, shpifur dhe linçuar nga oponent të ndryshëm politik dhe jo politik.
Kështu që pavarësisht rezultateve, rruga jonë do të vazhdoi, nuk do të ndalet.
Rruga e nisur nga Partia FJALA me 2015 është një rrugë e gjatë që kërkon burra, vendosmëri, sinqeritet dhe guxim.
Rezultatet e ndryshme nëpër 4 palë zgjedhje nga 8 mijë vota e deri në rreth 1 mijë, nuk janë faktor që do të ndikojnë në rrugën tonë.
Aq ma pak kur ne e dijmë mirë se çdo gjë që kemi thënë nga viti 2015 e deri me sot, ka dalë e sakt dhe e qëlluar 100%.
E kemi thënë edhe më herët dhe po e themi edhe sot, ne FJALA nuk e kemi patjetër të fitojmë, por e kemi patjetër ta lartësojmë Fjalën e ZOTIT.
ZOTI ju bekoftë.
Gëzim Kelmendi