
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi “shfajëson” Albin Kurtin për bllokadën në Kuvend, Mos e shani Albin Kurtin!
Mos e shani Albin Kurtin!
Fajtorët e bllokadës në Kuvendin e Kosovës kanë emër dhe mbiemër.
Ata janë hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ata kanë lënë shumë mangësi dhe hapësira që sot Albin Kurti i shfrytëzon me zgjuarësi.
Përndryshe Albin Kurti nuk erdhi me “zarf”.
Atë e zgjodhi populli.
Për Albinin lobuan edhe shumë figura publike, politike dhe jo politike.
Disa ish- deputet te tij dikur ia mbanin “zhagin” dhe i sulmonin tjerët për Albinin.
Por kur Albini i “shkelmoi” ata nga partia, ata u bënë kinse u larguan vet dhe….
Kur ne Partia FJALA që nga viti 2017 kemi kundërshtuar në vazhdimësi politikat e Albin Kurtit, shumë nga të lartëcekurit na fyenin dhe ofendonin neve.
Ne FJALA edhepse nuk fituam ulëse në Kuvend, ne jemi fituesit moral, ngase çdo falë e jona u vërtetua.
Çdo herë #jemigati FJALA
Gëzim Kelmendi