E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi uron Muajin e Ramazanit

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi uron Muajin e Ramazanit

Urime Muajin e Bekuar të Ramazanit, Muajin që shpëtoi botën dhe njerëzimin

Të dashur besimtarë dhe besimtare musliman, urime Muajin e Bekuar të Ramazanit.
Muaji i Bekuar i Ramazanit ndriçoi botën dhe njerëzimin.

Në këtë muaj filloi zbritja e KUR’ANIT të Madhëruar nga ZOTI i Madhëruar përmes Melekut Xhibril alejhi selam te Pejgamberi Muhamedi alejhi salatu we selam.
Në këtë Muaj Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi alejhi salatu we selam u nderua me gradën Pejgamber.

Fillimi i zbritjes së KUR’ANIT dhe shpallja e Pejgamberit Muhamedit alejhi salatu we selam me gradën Pejgamber, ishte dritë dhe shpëtim për botën dhe njerëzimin.

Deri para shpalljes, njerëzimi jetonte në mënyrë të egër që karakterizohej me vrasje, dhunë dhe skllavëri.
Femra shitej kudo nëpër botë si një plaçkë e pa vlerë.
Vajzat e posalindura varroseshin për së gjalli.
“Luftërat vdekjepruese të gladiatorëve” ishin shfaqje që argëtonin mbretërit dhe pushtuesit kudo nëpër botë.
Njerëzit në përgjithësi dhe femrat në veçanti nuk kishin vlerë në kohën para zbritjes së KUR’ANIT të Madhëruar.

Por në Muajin e Bekuar të Ramazanit, bota ndryshoi.
Në këtë Muaj filloi zbritja e KUR’ANIT të Madhëruar.
KUR’ANI i Madhëruar na tregon se jeta, nderi dhe pasuria e njeriut është e shenjtë.
KUR’ANI i Madhëruar na tregon se femra ka pozitë dhe autoritet të lartë në shoqëri.
Na tregon se femra edukon dhe ndërton një shoqëri.
KUR’ANI i Madhëruar është kushtetuta më e përsosur që rregullon jetën e njerëzve.
KUR’ANI i Madhëruar mëson njerëzimin për çdo aspekt të jetës.
KUR’ANI na tregon se si krijohet, rritet dhe vdes njeriu.
KUR’ANI tregon për çdo gjë.
Nuk ka sferë jetësore që nuk e ka sqaruar KUR’ANI i Madhëruar.
Të gjitha shkencat që mësohen në universitetet botërore, burojnë nga mësimet e KUR’ANIT.
Mjekësia, biologjia, matematika, historia, astronomia, kriminalistika, bujqësia, veterinaria dhe të gjitha fushat shkencore dhe shoqërore burojnë nga KUR’ANI.
KUR’ANI na mëson dhe frymëzon për paqe dhe harmoni në mes popujve pavarësisht besimeve dhe bindjeve të tyre.

KUR’ANI është libri dhe kushtetuta më e përsosur për gjitha periudhat e njerëzimit, për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen.

KUR’ANI është i vetmi garantues i paqes, sigurisë dhe harmonisë.

KUR’ANI frymëzon, siguron dhe garanton bashkëjetesën dhe tolerancën mes popujve me besim, racë, gjuhë dhe kombësi të ndryshme.

Kush e beson, lexon dhe punon me KUR’AN, ai është i shpëtuar në këtë botë të përkohshme dhe në botën tjetër të përhershme.

ZOTI ju bekoftë.
Gëzim Kelmendi