
Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA
Në Partinë FJALA çdo ditë po vijnë intelektual dhe kuadro të reja, ndër ta është edhe Fatmir Smjali i cili edhe bëri publike anëtarsimin e tij në FJALA.
Ja dhe postimi i plotë i Smajlit:
Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin e juaj, të gjithë juve familjarë, miq, bashkëunëtorë, dhe ju bashkëluftëtarët e mi, kam nderin që nëpërmjet këtij postimi të ju njoftoj për aktivitetin tim politik.
Unë, Fatmir Smajli
Magjistër i shkencave Ekonomike.
Përvojë shumëvjeçare pune në nderrmarrësi, si dhe Veteran i UÇK-së, nëpërmjet këtij postimi, kam nderin që të paraqes në mënyrë zyrtare kandidaturen time për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhet e Partisë FJALA.
Unë shpresoj që mbeshtetja juaj, është suksesi im.
Me respekt,
Fatmir Smajli
Kandidat për Deputet në Republikën e Kosovës