Magjistri i Ekonomis Xhevdet Maloku, i cili është kryetar i FJALËS dega në Podujevë dhe anëtarë i kryesisë së FJALËS ka hedhur në treg librin e tij të parë
Libri i Malokut titullohet “Kasolle e Dashurisë”.
Në rrjetin social të vetin Maloku ka shkruar:
Miq të dashur me lejoni të ju njoftoj që libri im u botua me sukses dhe nga sot mund ta posedoni të gjithë ju duke vizituar këto lokacione : Libraria BUZUKU-Prishtinë, Libraria Artini – Toena në Prishtinë dhe se shpejti edhe tek libraria Dukagjini.
Falënderimi kryesor i takon All-llahut Fuqiplotë që e bëri të mundur botimin e librit tim të parë.
Pastaj falënderim familjes për mbeshtetjen e deritanishme, pastaj edhe Jahir Emini dhe Fuad Jashanica për mbeshtetjen e tyre financiare që mundësuan që libri ta shijoj dritën e botimit.
Falënderim edhe për Dr.Granit Hyseni për huazimin e fotografisë profesionale për kopertinë dhe Kastriot Metolli për dizajnimin e kopertinës së librit dhe shtepinë botuese Meshari me Nezir Prokshin i cili kontribuoj shumë me profesionalizmin e tij në ketë libër.
Falëminderit edhe juve të gjithëve për lutjet tuaja dhe motivimin shtesë me fjalë të mira, ju jam mirënjohës.
Mjetet e fituara nga shitja e librit do të ipen sadaka për njerëzit që kanë nevojë.
Libri përmban poezi, ese(prozë) poetike dhe thënie.
Me respekt,
Xhevdet Maloku



