
Maloku: Depolitizimi do ta përmirësojë gjendjën në Podujevë
Prishtinë, 22.09.2017
Sonte në “Debat Pernime” u shpalosën plan-programet e kandidatëve për komunën e Podujevës.
Xhevdet Maloku, kandidat nga partia “Fjala”, shpalosi plan programin e tij qeverisës për mandatin 4 vjeçar.
Maloku tha se prioritet i tij gjatë këtij mandati qeverisës do të jenë tri fusha kryesore: Arsimi, ekonomia dhe bujqësia, si dhe shëndetësia, shkruan rtv21.tv
Sipas Malokut në mënyrë që këto fusha të përmirësohen më së shumti e nevojshme është depolitizimi i tyre.
“Në arsim nuk do të punësohen vetëm anëtarët e një familje, por do të punësohen më të kualifikuarit. Në ekonomi nuk do të përfitojnë subvencione vetëm anëtarët e partisë në pushtet, por do të subvencionohen të gjithë në mënyrë të barabartë, po ashtu në shëndetësi menaxhmenti nuk do të ndikohet nga politika”, u shpreh Maloku Maloku po ashtu shtoi se mbështetje të veçantë nga qeverisja e tij do të ketë sporti.